Tërmeti në Turqi, shkon në 6-të numri i viktimave
Ka shkuar në 6 numri i viktimave dhe 202 i të plagosurve, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi mesditën e sotme Turqinë, njofton Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Në terren vazhdojnë ende kërkimet nën rrënoja, në të paktën 12 ndërtesa të shembura.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit. Deri më tani, janë regjistruar 67 pasgoditje.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë goditi qytetin e Izmirit. Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe janë ndjerë deri në Athinë.
Shtuar më 30/10/2020, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori