termeti ne Kili, deri me tani 80 viktima
Albeu.com
Nje termet i fuqishem tronditi Kilin duke shkaktuar viktima ne njerez dhe deme te medha materiale. Termetit, 8.8 balle eshte me i forti qe godet kete vendet prej 30 vjetesh. Deri tani njoftohen mbi 80 viktima.
Banore te kryeqytetit, Santiago, mbi 300 km larg nga epiqendra thane se ishin tronditjet i kishin zgjuar nga gjumi.

Linjat telefonike dhe ato te furnizimit me energji elektrike jane nderprere duke e bere te veshtire vleresimin e demeve.

Epiqendra e tij ishte prane qytetit Concepcion dhe komunikimi me kete rajon eshte nderprere.

Dridhje te fuqishme u ndjene dhe ne kryeqytetin Santiago dhe ne mbare vendin per rreth nje minute.

Presidentja Michele Bachelet beri thirrje per te ruajtur gjakftohtesine dhe konfirmoi se autoritetet ishin duke punuar per te mesuar se si ishte prekur rajoni nga termeti.

Sherbimi gjeologjik amaerikan tha se epiqendra e termetit ishte ne thellesi rreth 35 km nen siperfaqen e tokes. Eshte leshuar nje paralajmerim per cunami per Kilin, Ekuadorin, Kolumbine dhe Panamane.

Termeti me i fuqishem i shekullit te njezete, 9.5 ballesh e goditi Kilin ne vitin 1960 dhe la 6 mije te vrare.

Ai shkaktoi dallge gjigande mijera km larg nga vendi.Vetem vitin e shkuar, vendi u godit nga dy termete te fuqishme. (tch)
Shtuar më 27/02/2010, ora 22:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori