Tërmeti ka shkurtuar vazhdimin e ditës me 1,6 mikrosekonda
Agjencia amerikane për Gjithësinë NASA ka deklaruar se tërmeti i fuqishëm që të premten ka goditur Japoninë, ka shkurtuar vazhdimin e ditës për 1,6 mikrosekonda, ndërsa Instituti italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji ka theksuar se boshti i rotacionit të Tokës ka lëvizur me 10 centimetra.

Gjeofizikanti i NASA-s Richard Gros ka llogaritur se tërmeti me fuqi 8,9 ballë të shkallës Rihter, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili.

Ndryshimin më të madhe të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës e ka shkaktuar tërmeti që ka ndodhur në Sumatra në vitin 2004, i cili e kishte shkurtuar ditën për 6,9 mikrosekonda. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori