Tërmeti 6.2 ballë trondit sërish Meksikën
Pëlqej
Ka kaluar vetëm pak kohë që kur tërmeti i fuqishëm 7.1 ballë në disa qytetet të Meksikës shkaktoi vdekjen e të paktën 270 personave dhe sot lëkundje të tjera kanë shkaktuar panik.

Instituti Amerikan i Sizmiologjisë bën të ditur se lëkundja e re e tërmetit ishte me magnitudë 6.2 me epiqendër në shtetin e Oaksakës, në një thellësi prej 32 kilometrash.

Zona e goditur ndodhet 400 kilometrajuglindje të qytetit të Meksikos. Banorët e kryeqytetit u shprehën se kanë ndjerë ndërtesat që lëkundeshin.

Ndërkohë janë bërë evakuimet e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori