Më shumë se 80 persona mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve 5.7 ballë që kanë goditur pjesën verilindore të Afganistanit ditën e hënë.
Një fshat është varrosur si
pasoje e shembjes së një mali aty pranë. Zyrtarët vendas bëjnë me
dije se
skuadrat e emergjencës janë vënë në kërkim të
mbijetuarve ndërsa vetëm tani janë rikuperuar dy trupa të vdekur. Sipas zyrtarëve lokalë në provincën Baghlan lëkundjet e forta kanë shembur rreth 20 shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2012,
ora 13:09