Termet ne Vanuatu, rrezik nga cunami
Albeu.com
Një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh sipas Riherit ka goditur sonte shtetin ishullor Vanuatu në Paqësorin jugor dhe menjëherë është lëshuar edhe paralajmërimi për rrezikun nga cunami për ishujt tjerë në atë pjesë të Paqësorit, transmetoi agjencia Reuters.
Paralajmërimi për cunami vlen për ishujt e afërt Solomon, ishujt e arkipelagut Vanuatu dhe për Kaledoninë e Re.

Epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit dhe 244 kilometra në veriperëndim të njhë nga ishujt e Republikës Vanuatu.

“Tërmeti i këtij intensiteti ka potencial për të gjeneruar valët e cunamit, që do të mund të godiste brigjet e ishujve në afat prej më së largu një ore> thuhet në komunikimin e qendrës paralajmëruese për cunami.

Republika Vanuatu gjendet në Oqeanin Paqësor, 1 750 kilometra në lindje të Australisë dhe në jug të Ishujve Solomon.
Shtuar më 28/05/2010, ora 10:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori