Tërmet në Kinë, mbi 150 viktima
Pëlqej
Një tërmet i fuqishëm në pjesën jug-perëndimore të Kinës, ka vrarë së paku 150 persona dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, ka njoftuar se termeti i magnitudës 6.1 balle ka goditur krahinën e Junanit pasditën e 3 gushtit, me një thellësi prej rreth 10 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë qyteza e Longtoushanit.

Në kohën që toka ka patur dridhje, me dhjetëra e mijëra persona janë parë të dalin nga shtëpitë të tromaksur. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori