Termet ne Japoni, 1 i vdekur dhe 60 te lenduar
Albeu.com
Një person vdiq, ndërsa 60 të tjerë janë lënduar nga tërmeti me një intenzitet prej 6.5 ballësh sipas shkallës së Rihterit që sot goditi Japoninë qëndrore.Sipas institutit amerikan të gjeologjisë, tërmeti ka ndodhur të hënën para ...... mesnatës sipas kohës së mesme evropiane, ndërsa në orën pesë të mëngjesit sipas kohës lokale në oqeanin Paqësor në thellësi prej 26.8 kilometrash dhe 30 kilometri prej bregut të Shikzukas.

Tërmeti është ndier edhe në Tokio, 170 kilometra në veri. Të paktën 65 veta janë lënduar, kryesisht për shkak të rënies së objekteve, ndërsa tre persona janë në gjendje kritike. Dy reaktorët e centralit bërthamorë Hamaoka mënjëherë janë shkyçur.
Shtuar më 11/08/2009, ora 16:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori