Termet me magnitude 7.4 ne Indonezi, frike per cunami
Albeu.com
Nje tërmet me magnitudë 7.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur Indonezinë duke shkaktuar edhe alarm për cunami. Zona më e prekur është ajo e Aceh, ndërsa epiqendra u lokalizua 225 km në jug të Banda Aceh në Ishullin Sumatra.
Sipas të dhënave, rreziku për një cunami të mundshëm është i vogël por gjithësesi valë të vogla mund të shkaktojnë dëme modeste në zonë. Zona e goditur sot shtrohet në të ashtuquajturin "rripin e zjarrtë" të Paqësorit që shpesh herë preket nga tërmete dhe vullkanet. Në vitin 2003 tërmeti shkatoi një cunami me pasojë 230 mijë viktima.
Shtuar më 09/05/2010, ora 12:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori