Tërmet me intensitet 7,6 shkallë Rihter në Pakistan, mbi 1000 të vdekur
Albeu.com
Autoritetet pakistaneze druajnë se më shumë se një mijë persona humbën jetën, si pasojë e goditjes së një tërmeti të fuqishëm i cili tronditi Pakistanin, veriun e Indisë dhe Afganistanin.Tërmeti kishte intensitetin prej 7.6 shkallësh Rihter, ndërsa epiqendra e tij u shënua 80 km në verilindje të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Njoftohet se tronditjet janë ndjerë edhe nga banorët e kryeqytetit afgan, Kabul dhe të kryeqytetit të Indisë -Nju Delhi. Njoftime për dëme të rënda dhe viktima të shumta vijnë edhe nga rajoni i Kashmirit dhe pjesët veriore të Indisë, ndërsa ministria e brendshme e Pakistanit ka thënë se fshatra të tërë mund të jenë shkatërruar.
Në kryeqytetin pakistanez Islamabad janë ndjerë dridhje të tokës edhe pas tërmetit dhe shumë njerëz kanë vazhduar të qëndrojnë jashtë shtëpive, nga frika e goditjeve të reja. Tërmeti rrëzoi dy ndërtesa në një lagje të qytetit, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave.
Shtuar më 08/10/2005, ora 18:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori