Arrihet marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për punë sezonale, ja ku mund të aplikoni!

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin e rregullt të emigrantëve sezonalë shqiptarë, kryesisht në sektorin e bujqësisë. Sipas mediave greke, marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së ministrit, Makis Voridhis, dhe deputetit, Taulant Balla.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 7 deri në 10 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa aplikimi do të fillojë nga 4 maji.

Ata do të pajisen me kontratë dhe do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, ku do të punojnë me orar fiks prej 8 orësh dhe me pagesë 30 euro dita.

Të gjithë ata emigrantë që duan të punojnë në greqi, duhet të aplikojnë në platformën “punënëgreqi.gr”, duke pasur dokumentet më poshtë!

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës se përgjegjësisë personale të punëdhënësit

3- Fotokopje te pasaportës se punonjësit te ftuar për punësim

4-Deklarate financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro për çdo te ftuar

6-Pagese 80 euro për testin e covidit, e cila do të bëhet në bankë, për llogari te kompanisë se përzgjedhur për testin.

7-Udhetimi i punonjësve do te bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësishtë protokollet e sigurisë se caktuara prej qeverisë greke.

8- Kostoja e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.


Shtuar 2.05.2020 16:04