Të gjithë të fiksuar me sfidën e fundit në “Tik Tok” (VIDEO)

TikTok nuk është rastësisht platforma më e famshme e momentit dhe ngushëllimi i të gjithëve gjatë karantinës. Ka diçka në sfidat e çmendura që i bën njerëzit të mos heqin dorë prej tij.

Trendi i fundit i Tik Tok-ut është arti me fytyrën!

Duke qenë se maska është bërë pjesë e pandarë e jona, më shumë se gjysma e fytyrës sonë është e mbuluar. Kështu, dikujt i shkoi ndër mend që maskojë hundën përmes grimit perfekt, duke krijuar kështu iluzionin e një fytyre të vockël.

Në sfidën e “fytyrës në miniaturë”, njerëzit duken sa të çuditshëm aq edhe qesharakë! Një gojë e dytë, vizatuar në hundë. Rezultatet janë fiksuese, prandaj nëse jeni gati për një transformim, mund ta mësoni këtu hap pas hapi.

Që ta dini, më shumë kohë do t’ju shpenzojë skicimi i hundës mbi hundë!

@steph_flamencoo

Please tag @adamrayokay 🦋 inspo @jaimefrench ❤️ ##rosa ##fyp ##makeup ##comedy ##funny ##rosamakeup ##tinyfacemakeupchallenge ##tinyfacechallenge

♬ original sound – steph_flamencoo


Shtuar 11.05.2020 12:51