Termet me 6.2 balle godet Pakistanin dhe Afganistanin
Albeu.com
Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Pakistanit dhe disa zona në Afganistan, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk raportohen viktima. Burimet zyrtare thonë se fuqia e tërmetit ishte 6.2 ballë dhe epiqendra e tij në Hindu Kush, një vend malor në Afganistan.
Goditjet e tërmetit gjithashtu janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Afganistanit dhe të Pakistanit si dhe në zonat përreth, por nuk raportohet per dëme materiale. Në tërmetin e 2005 që goditi Pakistanin u vranë më shumë se 73 mijë persona
Shtuar më 28/02/2010, ora 17:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori