Tërmet i fuqishëm në Itali, 40 të plagosur
Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa, Enna dhe Messina.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter u shënua gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në Itali, në zonën e Catania.

Epiqendra e tij u shënua mes zonës së Messina dhe Ragusa. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme pati shembje në ndërtesa si dhe disa persona të lënduar.

Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa, Enna dhe Messina.

Bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Tërmeti u shënua rreth orës 02.30 të natës, duke krijuar panik mes banorëve, të cilët dolën nxitimthi në rrugë.

Në zonë ndërhyn shërbimi zjarrfikës, policia dhe mbrojtja civile, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve
Shtuar më 06/10/2018, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori