Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i TEG-ut, plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

Automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.B.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.06.2023 18:11

Tags: ,