Termet i fuqishem godet Japonine, alarm per cunami
Albeu.com
Zyrtarët japonezë kanë lëshuar sot alarmin për cunami, pas tërmetit të fuqishëm që goditi jugun e vendit. Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se tërmeti me fuqi 6.6 të shkallës Rihter goditi këtë zonë rreth orës 15.00 sipas kohës lokale.
Burimi i njëjtë thekson se epiqendra e tërmetit ishte 110 kilometra në jug të ishullit japonez Miyakojima, në jug të Japonisë, në thellësi prej 10 kilometra.
Tërmeti është ndierë edhe në Tajvan, i cili është larg 250 km nga Japonia, ndërsa qytetarët e Taipeit kanë ndierë dridhjen e ndërtesave.

Deri tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.
Ishulli Miyakojima gjendet rreth 1 800 km në jugperëndimit të Tokios.
Nga tërmeti me shkallë 7.2 të shkallës Rihter që goditi në vitin 1995 qytetin port perëndimor Cobe patën vdekur 6 400 persona.
Shtuar më 07/02/2010, ora 17:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori