Tërmet i fuqishëm godet Argjentinën
Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 ballë të Rihterit ka goditur ot në mëngjes veriun e Argjentinës, njoftoi Shoqata amerikane e gjeologjisë. Epiqendra e tërmetit që ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit ishte 151 kilometra larg qytetit Santiago del Estero, thuhet në njoftim.

Tash për tash nuk ka informata për humbje të jetëve apo për dëmet eventuale materiale nga pasojat e këtij tërmeti që kishte epiqendrën në thellësi prej 563 kilometrash nën sipërfaqe të tokës.
Shtuar më 01/01/2011, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori