Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka tronditur Zelandën e Re dhe ka dëmtuar godinën e Parlamentit në Uellington.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 17:09 (05:09 me orën shqiptare). Nuk ka raportime për viktima dhe autoritetet kanë përjashtuar rrezikun e tsunamit.
Një banor i zonës theksoi: “Ka xhama të thyer kudo. Në
fillim u përhap paniku pasi njerëzit menduan se mos kishin të bënin me një tjetër
Christchurch.”
Një tërmet prej 6.3 ballësh vrau 185 persona në
Christchurch në shkurt të vitit 2011.
Zelanda e Re është një vend që goditet nga rreth 14 mijë tërmete në vit, por vetëm 20 prej tyre janë mbi 5 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2013,
ora 12:05