Befason Carvajal: Messi është më i mirë se Ronaldo

Dani Carvajal, mbrojtësi i krahut të Real Madridit ka folur në superlativa për rivalin e “El Clasicos”, Lionel Messi.

“Messi krijon më shumë gjëra në futboll sesa Cristiano Ronaldo. Ai ka pasime më të mira, topi i rri gjatë gjithë kohës në këmbë dhe krijon hapësira vetë. Është më i mirë se Ronaldo” – është deklaruar 28 vjeçari.

“El Clasico” luhet sonte në orën 21:00.


Shtuar 1.03.2020 17:25