Tërhiqet Trump, nesër votohet projektligji për të mos ndarë familjet e emigrantëve
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka premtuar aksion konkret politik për të mbajtur familjet e bashkuara në mesin e një vale tërbimi për ndarjen e emigrantëve pa dokumente nga të rriturit.

"Unë do të nënshkruaj diçka, do ta bëj në një kohë të shkurtër"u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thuhet se ka hartuar një urdhër ekzekutiv për të ndaluar politikën, megjithëse formulimi dhe qëllimi i tij është i paqartë.

Z. Trump më parë i bëri thirrje ligjvënësve të kalojnë një projekt-ligj që i jep fund ndarjes së familjes.

Presidenti republikan gjithashtu kërkon që ligjet e emigracionit të ashpërsohen nën ndonjë legjislacion të tillë.

Më parë të mërkurën, kreu i kongresit republikan Paul Ryan tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të enjten një projektligj mbi emigracionin që parashikon zgjidhje për të mos ndarë familjet e imigrantëve të paligjshëm.

"Ne nuk duam që fëmijët të largohen nga prindërit e tyre," tha ai në një konferencë shtypi në Capitol Hill.

"Ne mund të zbatojmë ligjet tona të emigracionit pa i ndarë familjet."

Ai nuk dha menjëherë detaje të projektligjit, por tha se zgjidh çështjen e të ashtuquajturve ëndërrimtarë, emigrantë pa dokumente që u sollën në SHBA si fëmijë, "në një mënyrë shumë elegante".
Shtuar më 20/06/2018, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori