Tërhiqet qeveria franceze, fitojnë protestuesit
Qeveria franceze ka vendosur që të pezullojë rritjen e taksës së karburantit, taksë që ka çuar një javë protesta të dhunshme. Nga protestat e zhvilluara 3 persona kanë humbur jetën, mbi 260 persona janë arrestuar ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Protesta janë zhvilluar në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të mëdha gjatë tre fundjavave të fundit. Për të neutralizuar ‘xhaketat e verdha’, Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëlluan me predha të ndryshme dhe përdorën bojën si simbolikë gjatë protestës.

Ishte kryeministri Edouard Philippe ai që kërkoi negociata me protestuesit, por ata nuk pranuan duke përmendur edhe kërcënime mbi jetën nga ekstremistët në radhët e tyre. Sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat franceze, 2/3 e popullit ishte në mbështetje të akteve të ‘Xhaketave të verdha’.
Shtuar më 04/12/2018, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori