Teoria e fundit: Piloti i avionit malajzian vrau veten me gjithë pasagjerë
Pëlqej
Zhdukja e papritur dhe e mistershme e avionit të Malaysia Airlines “MH370” në mars të këtij viti, vazhdon të nxjerrë spekullime dhe teori nga më të ndryshmet konspirative.

Teoria më e fundit që po qarkullon është ajo se piloti ka vrarë veten dhe më pas të gjithë pasagjerët, duke e fikur pajisjen që furnizon avionin me oksigjen, shkruan Shekulli.

Ewan Uilson, drejtues i "Kiwi Airlines" thote se kapiteni Zaharie Ahmad Shah planifikoi një vrasje në masë duke e lënë ndihmëskapitenin jashtë kabinës.

Uilson shprehet me tej se janë paraparë të gjitha mundësitë dhe teoria më e besueshme është vetëvrasja e pilotit së bashku me pasagjerët.

Por, megjithatë edhe kjo mbetet teori konspirative, pasi nuk ka asnjë të dhënë konkrete për këtë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori