Tenton të grabisë makinë, por pronari qëllon brenda saj (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku një person futet brenda një veture duke menduar se do të largohet me të nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.

Por ishte pikërisht pronari i saj që ishte ulur në pjesën e pasme dhe menjëherë reagon ashpër duke e sharë.

Hajduti që i afrohet BMW mendonte se ishte vetëm, por u befasua kur para syve të tij u shfaq pronari i veturës që madje e filmonte për ta poshtëruar publikisht.

Ngjarja ka ndodhur në Conventry të Anglisë, e videoja e filmuar është publikuar në Facebook, ku me shpejtësi të madhe u shpërnda në rrjetet sociale.
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori