Kivanç Tatlitug bën kërkesën marramendëse, ja çmimi për të luajtur në një episod të ri

Kivanç Tatlitug dhe Serenay Sarikaya, dy ndër aktorët më të kërkuar dhe të paguar aktualisht në Turqi, janë ftuar për të qenë protagonistë në një serial të ri, ‘If the King loses’ (Nëse Mbreti humb).
Seriali i bazuar në novelën e Profesor Doktor Gulseren Budayioglu, i cili rrëfen historinë e një pacienti, pritej që të niste xhirimet së shpejti. Por, me sa duket, kërkesa e çmendur e dy aktorëve kryesorë, për momentin ka lënë pezull xhirimet.

Aktori mësohet se kërkoi 1.5 milionë lira turke (mbi 80 mijë dollarë) për episod, ndërsa partnerja e tij në serial, Serenay Sarikaya, kërkoi 1 milion lira turke pasi mësoi shifrën e kërkuar nga Tatlitug. Sipas mediave turke, kur producenti mësoi shifrat e çmendura të të dy aktorëve, vendosi të hiqte dorë nga këta protagonistë dhe të kërkonte aktorë të tjerë.


Shtuar 20.10.2022 14:59