Tentoi të shpëtojë macen e zezë por përfundon në spital (VIDEO)
Pëlqej
Pamjet që shfaqen në video tregojnë momentin kur një mace sulmoi një burrë, i cili hipi në pemë për të shpëtuar atë. Joseph Line nga Bournemouth i Anglisë, u ngjit në një lis ta gjatë rreth 15 metra, për të shpëtuar macen që nuk dinte si të zbriste.

Por reagimi i maces nuk pritej .Gërvishtja që pësoi në krah, nuk e ndaloi atë të zbriste poshtë bashkë me macen dhe ta lëshonte pranë pronarëve që po e prisnin. Por, 43-vjeçarit iu desh të qëndronte për pesë ditë në spital, si pasojë e lëndimeve që pësoi nga macja.
Shtuar më 31/07/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori