Tentoi ta përdhunonte, 24-vjeçarja indiane i pret penisin mjekut popullor
Një 24-vjeçare i ka prerë penisin një mjeku popullor të fesë hindu, pasi ky i fundit tentoi ta përdhunonte.

Vajza, studente e juridikut, ishte në shtëpinë e saj në kryeqytetin e shtetit Kerala, Thiruvananthapuram, kur u sulmua nga Gangeshananda Theerthapada, 54 vjeç, i cili pretendon se është shërues popullor.

Sipas policisë, vajza e ka denoncuar në polici për tre vite rresht mjekun popullor, ndërsa pas tragjedisë që i ndodhi, ai e ka denoncuar vajzën në polici, ndërsa kryeministri i vendit e ka cilësuar aktin e vajzës të guximshëm dhe të fortë.

Vajzat në Indi janë më të pambrojturat nga ligji, duke bërë që numri i përdhunimit dhe të lindjeve nga përdhunimet të rriten ndjeshëm kohët e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori