Tentohet të rrëmbehet pranë shtëpisë vajza e deputetit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Koçan kur persona të panjohur kanë tentuar të rrembejnë vajzën e deputetit nga radhët e LSDM-së Sashko Kostov, kur ajo kthehej nga shkolla, transmeton Zhurnal nga mediat maqedonase.

Për fat, babai i deputetit në atë moment ka qenë afër dhe i ka penguar grabitësit për te realizuar qëllimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kohe kur vajza e tij e mitur është kthyer nga shkolla, në afërsi të shtëpisë së deputetit, ku persona të panjohur me makinë me targa të huaja i kanë prerë rrugën vajzës, kanë hapur dritaren dhe i kanë kerkuar të futet brenda.

Në atë moment personat janë parë nga babai i deputetit dhe sipas deshmise qe ky i fundit ka dhene, personat jane larguar me shpejtësi. Ngjarja nuk është paraqitur në raportin policor.
Shtuar më 13/12/2019, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori