Tentativë për puç ndaj mbretit? Reagon qeveria e Arabisë Saudite
Në pallatin mbretëror në Riad ka nisur ngadalë të përhapet panik për sigurinë ndaj mbretit.

Media shtetërore saudite ka mohuar raportet për tentim puçiRiad pasi u raportua për përleshje dhe të shtëna në afërsi të pallatit mbretëror në rrjetet sociale.

Forcat e sigurisë të shtunën në mbrëmje rrëzuan një dron të vogël mbi kryeqytet, tha policia në Riad.

Deklarata e qeverisë erdhi pasi video të ndryshme të cilat qarkulluan në rrjetet sociale treguan për të shtëna afër rezidencës mbetërore duke ngrit dyshimet për tentim puçi.

Zyrtarët konfirmuan se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se Mbreti Salman nuk ishte në pallat kur ndodhi incidenti.

Qeveria ka nis hetimet lidhur me rastin pasi rasti ka hapur dyshimet për grushtshtet nga grupet saudite opozitare.

Më 2015, u ndalua përdorimi i dronëve të kontrolluar “të të gjitha llojeve dhe madhësive” pa leje paraprake.
Shtuar më 22/04/2018, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori