Konflikti me Armeninë, Turqia me Azerbajxhanin: Nuk i lëmë kurrë vetëm

Teksa duket se është rindezur sërish konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket se Turqia do të vijojë të mbajë krahun e aleatit tradicional, Azerbajxhanit.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që rifilluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Duke folur në një konferencë, Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.