Tensionohen raportet Kanada-Kinë
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.

Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huaëei të Kinës.

Kryeministri Trudeau thanë një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.

Ndalimi zyrtares së lartë Meng Ëanzhou, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.

Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shamngie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huaëei.

Trudeau falenderoi ambasadorin e Kinës për shërbimin që ka ofruar gjatë viteve në Kanada.

McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e zonjës Meng.

Një ditë më pas, ai tha se ësht ëkeqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion.


Shtuar më 27/01/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori