Presidenti i SHBA-ve, Donald
Trump dhe këshilltari i tij më i afërt për
tregti,
Peter Navarro, kanë sulmuar ashpër Gjermaninë, Japoninë dhe Kinën, duke i akuzuar se kanë ulur vlerën e monedhave të tyre për të përfituar në mënyrë jokorrekte në
tregti.
"Shikoni atë që bën Kina dhe atë që ka bërë Japonia gjatë viteve. Ata kanë luajtur me tregun e parave dhe tregun e devaluimit, ndërsa ne kemi qëndruar në vend të palëvizshëm", tha mbrëmë
Trump drejtuar udhëheqësve të kompanive të ilaçeve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se "vendi ynë udhëhiqet aq keq sa që ne nuk kemi kurrfarë njohurish për devaluimin".
Peter Navarro, këshilltar për
tregti i
Trump, ka kritikuar se Gjermania "vazhdon t'i eksploatoj vendet e tjera në BE dhe po ashtu, Shtetet e Bashkuara, me një 'deutche mark' të nënkuptuar, që është në masë të madhe e nënvlerësuar", gjatë një interviste për të përditshmen londineze, "Financial Times".
Kjo kritikë e Navarros ka shkaktuar ngritje të shpejtë të euros kundër dollarit amerikan, ndërsa kancelarja Angela Merkel, tha se vlera e euros është e përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe se ajo nuk ndikon në pavarësinë e saj, raporton rel.
Këshilltarët e saj ishin më pak diplomatikë dhe e akuzuar Trumpin për politika "protekcioniste të rrezikshme". Japonia tha se komentet e Trumpit "janë krejtësisht të gabuara". /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 09:43