Rusia ka nisur për herë të parë pas tre muajsh
bombarduesit bërthamore pranë Japonisë, ndërsa tensione në rajon janë në kulmin e tyre.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy zyrtarë amerikanë për "Fox News", të cilët kanë thënë se tre avionë bombardues rusë "Tu-95 Bear" u nisën nga një baë në Rusinë Lindore dhe fluturuan mbi Detin e Japonisë e më pas kanë qëndruar në bazën ajrore ndërkombëtare, gjë e cila kishte si qëllim dërgimin e një mesazhi të qartë.
Por, zyrtarët gjithashtu bënë me dije se Japonia ngriti 14 avionë luftarakë në kohë të ndryshme për të kapur
bombarduesit rusë dhe aeroplanin e spiunazhit gjatë fluturimit pranë Japonisë.
Bombarduesit rusë qëndruan vetëm 36 milje larg nga Japonia, por megjithatë nuk e kaluan hapësirën ajrore ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017,
ora 16:25