Tensionet me Erdoganin, Berlini merr masa kundër Turqisë
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel njoftoi sot një sërë masash kundër Turqisë, si përgjigje ndaj ndalimit nga Ankaraja të një aktivisti gjerman të të drejtave të njeriut.

Masat sinjalizojnë një qëndrim më konfrontues të Gjermanisë ndaj aleatit të NATO-s pas një shkallëzimi të tensioneve mes dy vendeve.

Zoti Gabriel tha se Gjermania do të bisedojë me partnerët e BE-së rreth synimeve të Turqisë për t’u anëtarësuar në bllok dhe e bëri të qartë se Berlini nuk mund t’i garantojë më investimet e korporatave gjermane në Turqi.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të parashikonte bisedime mbi përfshirjen e Turqisë në bashkimin doganor.

Ministri i jashtëm njoftoi udhëzime të reja për udhëtimet, ku paralajmërohet mbi rreziqet për gjermanët që shkojnë në Turqi.

Zoti Gabriel tha se për masat e reja ishte rënë dakord me kancelaren Angela Merkel. /voa/
Shtuar më 20/07/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori