A duhet të shqetësoheni kur fëmija nxjerr gjuhën jashtë?

Kur fëmijët nxjerrin gjuhën jashtë, ne na duken të adhurueshëm. Prindërit shpesh shqetësohen për shëndetin e tyre. Për fat të mirë, në shumë raste, kjo sjellje është plotësisht normale.

Foshnjat e bëjnë atë për të bashkëvepruar me botën ose për të shprehur nevojat e tyre. Por prindërit duhet të jenë të vëmendshëm, në mënyrë që të dallojnë çdo shenjë paralajmëruese. Ja çfarë mundohen të na tregojnë bebet me këtë gjest:

1. Janë të uritur

Bebet zakonisht nuk fillojnë të qajnë menjëherë kur duan të ushqehen, por u japin prindërve disa shenja. Ata mund të përpiqen të fusin duart në gojë.

2. Janë ngopur

Për të kuptuar nëse fëmija është i uritur apo i ngopur, në këtë rast duhet të jeni të vëmendshëm për të kuptuar gjuhën e trupit. Nëse fëmija ju shtyn, duket i acaruar apo fillon të qajë, tregon se është ngopur me ushqimin.

3. Ata thjesht po luajnë

Foshnjat priren të imitojnë shprehjet e fytyrës së atyre që i rrethojnë. Ata mund ta shohin këtë si një lloj loje. Nxjerrja e gjuhës mund të jetë fillimi i një loje dhe mënyra për të komunikuar me të tjerët.

4. Tregojnë se nuk janë ende gati për ushqim të ngurtë

Kur pediatri ju thotë se është koha për t’i dhënë ushqim të ngurtë fëmijës kur mbush 6 muaj jetë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa fëmijë nuk janë ende gati për një ndryshim të tillë. Kështu, ata mund ta shtyjnë ushqimin me gjuhë. Por nëse fëmija e bën vazhdimisht këtë, duhet ta vizitoni tek mjeku.

5. Mund të marrin frymë përmes gojës

Kur fëmija ka kollë ose është ftohur, automatikisht fillon të marrë frymë me gojë. Si rezultat, fillojnë të nxjerrin gjuhën jashtë. Konsultohuni me mjekun nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen.

6. Mund të kenë disa probleme shëndetësore.

Nxjerrja e gjuhës jashtë mund të lidhet edhe me probleme shëndetësore. Të tilla mund të jenë dhimbjet nga gazrat ose muskuj të dobët. Nëse fëmija e nxjerr gjuhën vazhdimisht ose sillet çuditshëm, është mirë ta kontrolloni tek mjeku.