Tensionet Greqi-Turqi, Frontex merr në ruajtje kufirin e Shqipërisë
Tensionet e ditëve të fundit midis Turqisë dhe Greqisë ka sjellë ndërhyrjen e Bashkimit Europian për të patrulluar kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë që lidhen me shtetin helen. DailyNews.al raporton se duke iu referuar edhe një shkrimi të revistës gjermane “Spiegel”, patrullat e Frontex do të ruajnë kufirin në rast se Turqia do të ndërmarrë hapa për dërgimin e emigrantëve përmes anijeve në Greqi. Frontex është një agjenci e Bashkimit Europian, e cila është themeluar në vitin 2004 për të menaxhuar dhe koordinuar bashkëpunimin midis shteteve për ruajtjen dhe sigurimin e kufijve.

Sipas revistës gjermane, kërcënimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të hapur “portat” që do të sjellë dyndje të drejt Evropës nga miliona emigrantë dhe refugjatë është konsideruar si një çështje e vërtetë dhe Bashkimi Evropian po ndërmerr hapa për të siguruar kufijtë e saj të brendshëm.

“Që nga viti 2014, të paktën një milion refugjatë dhe emigrantë hynë në Evropë përmes Greqisë, të cilët përdornin si pikë kryesore hyrëse lindjen e BE. Pjesa më e madhe e emigrantëve u zhvendos në kombet më të pasura të Evropës veriore me anë të të ashtuquajturave Rrugëve Ballkanike e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe disa përmes Shqipërisë – të dy vendet jashtë BE-së”, raporton revista gjermane

Raporti thotë se kjo është hera e parë që Frontex ka dërguar roje për kufijtë e brendshëm të BE-së. Në janar dhe shkurt të këtij viti, 60 trupa të Frontex do të punësohen në kufirin shqiptar dhe po aq në kufirin maqedonas. Dy grupet e stafit të Frontex do të fokusohet në kontrollin e pasaportave në vendkalimet zyrtare kufitare dhe e dyta do të patrullojnë kufijtë shqiptarë dhe maqedonas që lidhen me Greqinë, për të parandaluar kalimin e paligjshëm.

Sipas raportit, sqaron dailynews.al, javën e kaluar përfaqësues të lartë të Frontex dhe policia greke inspektuan rajonin për të parë nga afër terrenin në këtë zonë. Selia e tyre do të jetë në Kilkis, një qytet industrial në kufi me Maqedoninë, dhe një bazë e dytë do të jetë në Evzonit, ku ka pasur shumë probleme me emigrantët.

Duke cituar dokumentet e policisë, Spiegel thotë se forcat Frontex do të mund të shtrihen edhe në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Deri më tani, personeli i Frontexkufirin verior grek po merret me regjistrimin e emigrantëve dhe do të nisë patrullimin në kufirin verior të Greqisë që lidhet me Shqipërisë, sapo shteti helen do të bie dakord edhe për patrullimin. / DailyNews.al/
Shtuar më 13/12/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori