TENSIONET/ Erdogan: Me Evropën do diskutohet çdo gjë, nga A deri tek Zh-ja
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë sot se pas referendumit që do të mbahet në prill, Turqia do të vazhdojë marrëdhëniet ekonomike me Bashkimin Evropian.

Por, Erdogan paralajmëroi se do të rishqyrtojnë të gjitha lidhjet politike dhe administrative, duke përfshirë edhe marrëveshjen mbi ndalimin e migrimit ilegal me Bashkimin Europian.

Gjatë një interviste për "CNN Turk", Erdogan njoftoi se do të diskutohet çdo gjë nga A deri në Zh-ja.

Kutjojmë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Evropës u acaruan për shkak se Gjermania ndaloi mbajtjen e tubimeve për referendumin për ndryshimet kushtetuese të cilat i japin më shumë të drejta presidentit turk, gjë për të cilën, Turqia e quajti "mbetje naziste". /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori