Tensione para parlamentit të Athinës, qeveria miraton masat ekonomike
Pëlqej
Situata në Greqi vazhdon të jetë e tensionuar, pasi parlamenti grek aprovoi një seri masash shtrënguese të akorduara nga qeveria e Tsipras dhe kreditorët ndërkombëtarë.

Mbrëmjen e të enjtes me qindra të rinj të maskuar u mblodhën para parlamentit dhe u përpoqën të godisnin me bomba Molotov, por policia arriti t'i shpërndajë me gaz lotsjellës.

Situata u tensionua pasi parlamenti grek miratoi me 153 vota projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me kreditorët, që përmban një paketë të re masash shtrënguese, midis të cilave reduktimin e pensioneve dhe rritjen e taksave, dhe se tashmë Athina pret nga paketa e ndihmës financiare për Greqinë, zhbllokimin e një kësti prej 7.5 mld euro.

Por, analistët besojnë se paketa e fundit e qeverisë do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen ekonomike. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori