Tensione në kufirin Itali-Austri, Viena dërgon ushtrinë
Deklaratat e Vienës zyrtare për vendosjen e trupave ushtarake në kufirin me Italinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve kanë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Roma e konsideron të pajustifikueshme këtë lëvizje.

Një deklaratë e Ministrit të Jashtëm Austriak, Sebastian Kurz, ka tensionuar mardhëniet diplomatike me vendin fqinj, Italinë.

Ai ka thënë se Viena do mbrojë kufirin e vendit nga dyndja e emigrantëve duke dërguar ushtrinë në Brener. “Përgatitjet për kontrolle në kufi me Italinë nuk janë vetëm të drejta por edhe të nevojshme”, ka thënë Kurz.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e autoriteteve të Romës. Ministria e brendshme italiane thërriti për këshillim ambasadorin austriak për shkak të deklaratave të Kurz rreth vendosjes së ushtrisë në Brener.

Nga ana tjetër ministri austriak kërkon nga BE që të sqarohet se një mision shpëtimi në Mesdhe nuk është një biletë për në Evropë.

Sipas tij refugjatët duhet të kthehen mbrapsht, ose të ndalohen në kufijtë e jashtëm që më pas të dërgohen në Lampeduza të Italisë. Sipas ministrit të mbrojtjes të Austrisë, Hans Peter Doskozil, në Brener do të vendosen 750 ushtarë.

Ndërsa ministri I brendshëm I qeverisë italiane, Marko Miniti e cilëson lëvizjen e fundit të Austrisë të paprecedentë dhe të pajustifikuar. “Jami I surprizuar nga deklarat e ministrit Doskozil.

Siç shikohet dukshëm, nuk ka asnjë emergjencë në kufirinBrener dhe raportet e bashkëpunimit me policinë austriake funksionojnë në mënyrë perfekte”, tha Miniti.

Ai shtoi më tej se nëse Viena nuk tërheq menjëherë këto deklarata do ketë pasoja e pashmangshme në fushën e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve.

Kurse Komisioni Europian bën me dije se nuk është informuar nga Viena për vendimet e fundit
Shtuar më 04/07/2017, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori