Tensione në qiell, Rusia dhe Londra "zgjojnë luanët" (FOTO LAJM)

Tensione në qiell, Rusia dhe Londra "zgjojnë luanët"

Disa avionë luftarak rus kanë fluturuar shumë pranë
hapsirës ajrore britanike, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur në të njejtën mënyrë, duke vënë në lëvizje disa avionë për të kontrolluar lëvizjen e avionëve rus.

Incidenti është rasti i fundit i avionëve rusë që fluturojnë afër Britanisë, që duket sikur duan të testojnë përgjigjen homologëve të tyre britanikë, shkruan "Reuters".
"Ne mund të konfirmojmë se reaguam shpejtë duke dërguar avionët luftarakë për të monitoruar dy bombarduesit rusë 'Blackjack', ndërkohë që ishin në zonën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar ", ka thënë një zëdhënës i forcave mbretërore britanike në një deklaratë për mediet. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori