Temperatura ekstremisht të ulta në Kanada (FOTO)

Temperaturat ekstremisht të ulëta në Kanada kanë paralizuar komunikacionin ajror, por edhe procesin mësimor në shkollat e vendit. Temperaturat e ulëta kanë çuar në probleme me enrgjine elektrike e cila per disa ditë mungoi per miliona banorë.

Kjo situatë ka bërë që të ndërpritet dhe furnizimi me ushqime për disa zona, gjithashtu janë shkaktuar dëme të mëdha edhe në rrugë.

Si pasojë e temperaturave prej minus 50 gradë Celsius paralajmërohet rreziku nga paraqitja e hipotermisë.

Toronto, Montreal dhe Otava po përgaditen për temperaturat e ulta deri në minus 40 gradë Celsius.

Shërbimi meteorologjik i Kanadasë ka paralajmëruar që qytetarët të kenë kujdes gjatë udhëtimeve dhe t`i shmangen ambienteve të hapura.
“Ata që kanë qëllim të dalin jashtë, duhet të kenë kujdes të madh. Lëkura e ekspozuar mund të ngrihet në një periudhë prej 5 minutash”, thekson Shërbimi Kombëtar Metereologjik. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori