I
burgosuri në shtetin amerikan të Teksasit, Richard
Cobb, është
ekzekutuar për një vrasje të kryer në vitin 2002. Atij i është bërë një injeksion vdekjeprurës dhe është shpallur i vdekur të enjten, në burgun shtetëror Hantsvill.
Cobb dhe partneri i tij, që është
ekzekutuar në vitin 2012, kishin plaçkitur një qendër të shitjes dhe rrëmbyer një mashkull e dy femra. Të rrëmbyerit pastaj i kishin dërguar në një vend, ku vranë
mashkullin, ndërsa njërën prej femrave e kishin dhunuar.
Megjithatë të dyja të rrëmbyerat kishin mundur të shpëtonin. Fjalët e fundit të të dënuarit
Cobb ishin "jeta është vdekje, vdekja është jetë". /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013,
ora 16:07