E rëndë në Fier, punëtori humb jetën pasi goditet në kokë nga “Piruni”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Një punëtor 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur në kokë nga një mjet tip “Pirun”.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.11.2022 14:56