Tejkalimi i krizës, Merkel kërkon më shumë bashkëpunim
Kancelarja gjermane Ankela Merkel ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë politik dhe një përgjegjshmëri më të madhe brenda zonës euro deri në fund të vitit ndërsa ka paralajmrëruar të tjera hapa për zgjidhjen e krizës.

"Ka hapa të mëtejshëm që duhet të ndërmarrim. Ndërsa kjo krizë duhet zgjidhur më së shumti politikisht, ne kemi nevojë të bëjmë ato veprime që nuk kanë qenë të mjaftueshme në kohën kur euro hyri në fuqi, që do të thotë më shumë bashkëpunim dhe përgjegjësi"- tha Merkel.

Vizioni i liderëve europianë do të kërkojë rishikimin e një tjetër traktati Europian, atë që përmban rregullat bazë me anë të të cilave qeveriset Bashkimi Europian. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori