Të zhduken dy të këqijat e Lindjes së Mesme, ISIS dhe Asadi
Pëlqej
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani tha se lufta e Amerikës do të ketë sukses vetëm në rast se së bashku me ISIS, zhduket edhe një tjetër e keqe po aq e madhe për Lindjen e Mesme, Bashar Al Assad.

"Ne duhet luftuar terrorizmin, po. Por unë besoj se shkaku kryesor i gjithë kësaj është regjimi në Siri, dhe ky regjim duhet të dënohet," tha Sheikh Tamim në një intervistë dhënë për CNN, transmeton mesazhi.

Sipas emirit të Katarit, nëse regjimi i Asadit vijon, atëherë grupe terroriste do ta kenë sërish terrenin për të vepruar. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori