Të tjera vitkima në Siri
Të paktën katër persona mbetën të vrarë ndërsa forcat e sigurisë dhe ato paraushtarake sulmuan një konvikt studentësh në qytetin Alepo. Sipas aktivistëve, të shtëna armësh u dëgjuan gjatë shpërndarjes së një grupi protestuesish anti-qeveritarë, në dalje të kompleksi universitar, ditën e mërkurë. Në aksion u arrestuan më shumë se 200 studentë.

Ndonëse një armëpushim hyri në fuqi në datën 12 prill, situata në Siri mbetet ende e paqëndrueshme, ndërsa asnjëra nga palët nuk ka respektuar detajet e armëpushimit. /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2012, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori