Çfarë po hanë shqiptarët?! Klientja denoncoi mallin e mykur, biznesmeni s’e lë të futet në market

AKU duket se rrallëherë e bën siç duhet detyrën e saj dhe për këtë arsye njerëzit mbesin të pakënaqur dhe të rrezikuar në të njëjtën kohë, nga produktet që blejnë në supermarkete.

Kështu vetëm pak ditë më parë, një zonjë denoncoi një rast abuzimi me produktet ushqimore të blerë në Conad Albania, i cili është në pronësi të biznesmenit Luan Leka, pronar i kompanisë së njohur të prodhimit të sallamrave EHW dhe fabrikës së ujit Qafë-Shtama.

Një kliente e këtij supermarketi bëri publike një foto të një pakoje makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e kishin të rregullt, ishin të mykura dhe të pakonsumueshme.

Mirëpo kaq shumë është prekur nga denoncimi biznesmeni Leka saqë ka zbuluar kush i ka blerë makaronat dhe i ka ndaluar hyrjen në supermarket. Këtë detaj e ka zbuluar vetë klientja e cila ka dërguar edhe një video, ku me zë dhe figurë shihet se si roja i supermarketit deklaron se ka urdhër nga vetë zoti Leka për të mos e lejuar zonjën të futet në supermarketin në fjalë.

Denoncimi i plotë

Përshëndetje JOQ. Unë jam zonja që dërgova komentin me foton e makaronave të dëmtuara Conad. Po, pasi e emërova dyqanin, duke kaluar kartën Conad me emrin tim, nuk ishte e vështirë të gjesh emrin tim. Këtë mëngjes, duke shkuar në Conad për të bërë pazarin , zoti Luan Leka kishte dhënë urdhër që të mos më lejonin të hyja në dyqan. Ju keni videon që e demonstron. Faleminderit shume , me respekt Ledia

Në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet qartë se kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme apo nëse do të trajtohej në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër në një situatë të ngjashme, kemi të bëjmë me diskriminim të drejtpërdrejtë.

SHIKONI KETU LINKUN E PLOTE


Shtuar 14.05.2020 08:38