Të shtëna në një klub nate në SHBA, 17 të lënduar
Një preson i armatosur ka lënë të paktën 17 njerëz të lënduar pasi hapi zjarr në një klub nate në Arkansas, SHBA.

Shefi i policisë, u ka thënë gazetarëve se të shtënat kanë ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes disa personave në klubin e natës.

Policia ka konfirmuar se 17 viktimat janë gjallë, kurse njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se incidenti nuk ishte sulm terrorist. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori