Të shtëna në kryeqytetin Liban
Kryeqyteti i Libisë, Tripoli është përfshirë në përleshje midis protestuesve dhe forcave qeveritare pas lutjeve të së premtes. Raportohet se ka të shtëna nga forcat e liderit Moammar Gaddafi. Përleshjet kanë filluar pas protestave të opozitës në mbarë Libinë.

Servisi i internetit i gazetës Wall Street Journal ka raportuar për të shtëna sporadike në afërsi të Tripolit.

Forcat libiane të rendit po përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë në periferinë e Tripolit, ndërsa të shtëna janë dëgjuar gjithashtu, raportoi BBC.

Nuk ka ende asnjë njoftim për viktima apo të plagosur. Kryeqyteti është përcaktues për fatet e Libisë, qytetet e tjera më të mëdha të së cilës kanë rënë prej kohësh në duart e kryengritësve.

Ndërkohë, ekzistojnë raporte se mercenarët e paguar prej Gaddafit janë duke penguar refugjatët e luftës që të kalojnë kufirin për në vendet fqinje të Libisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori