Deputeti turk rreh në studion e TV-së pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij (VIDEO)

Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi.

Panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, ku një deputet rrahu keq një gazetar.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur në emision po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.

I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e stacionit që nuk e miratuan atë që ndodhi dhe kërkonin falje.

Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij. Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i “Ujqërve Gri”.

Prokurori ndërkohë ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet.