Të shtëna me armë në Kaliforni, 14 të plagosur
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në Kaliforninë Jugore ka ndodhur një sulm me armë zjarri.
Autoritetet amerikane kanë bërë me dije se sulmuesi ka qëlluar dhe ka plagosur 14 njerëz, në një sulm ndaj një mase të njerëzve të cilët ishin në një festë e cila ishte organizuar në oborrin e një shtëpie, transmeton Gazeta Express.

Zyra e sherifit të kontesë Kern ka deklaruar se në këtë festë ishin rreth 150 njerëz, kur një makinë u afrua dhe filloi që të shtijë me armë zjarri drejtë njerëzve.

Autoritetet deklarojnë se viktimat janë qëlluar në krah, këmbë dhe në gjoks. Dy prej tyre janë në gjendje të rënd.

Në këtë sulm po ashtu ka pasur dëme materiale në shtëpitë përreth./Albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.